Rreth Nesh

Mirë se vini në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Akreditimit (DPA)​

Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit (DPA) është autoritet publik që vepron si shërbimi kombëtar i akreditimit në Republikën e Shqipërisë. DPA është në varësi të Ministrisë Financave dhe Ekonomise dhe funksionon në bazë të Ligjit Nr .116/2014 datë 11.09.2014 “Për Akreditimin e oganeve të vlerësimit të konformitetit në RSH” , VKM nr.667, dt 29.07.2015 – “Për mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të DPA” dhe me kërkesat e standardit S SH ISO/IEC 17011 “Kërkesa të përgjithshme për organizmat e akreditimit, të cilat kryejnë akreditimin e organizmave të vlerësimit të konformitetit”.

1. Testimi

2. Kalibrimi

3. Inspektimi

4. Çertifikimin e produkteve

5. Çertifikimin e sistemeve të menaxhimit

6. Çertifikimin e personave

Bazuar në ligjin Nr .116/2014 datë 11.09.2014 dhe VKM Nr. 667 dt 29.07.2015, Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit kryen këto aktivitete :

  1. Përfaqëson Republikën e Shqipërisë në organizmat ndërkombëtarë dhe europianë të akreditimit;
  2. Bashkëpunon me organizmat kombëtarë të akreditimit në vendet e tjera për arritjen e marrëveshjeve të njohjes së ndërsjellë, rajonale ose ndërkombëtare, apo për të arritur marrëveshje dypalëshe;
  3. Këshillon administratën shtetërore për çështje që lidhen me akreditimin dhe vlerësime të tjera të kompetencës teknike, për kryerjen e procedurave të vlerësimit të përputhjes me standardet dhe rregullat teknike;
  4. Mban, përditëson dhe jep të dhëna për statusin e akreditimit të organizmave të akredituar;
  5. Bashkëpunon me Drejtorinë e Përgjithshme të Standardizimit, me Drejtorinë e Përgjithshme të Metrologjisë dhe Kalibrimit, me ministritë përkatëse dhe me shoqatat e interesuara për çështjet e akreditimit;
  6. Kryen trajnime për fushën e akreditimit;
  7. Ndërmerr veprimtari në fushën e krahasimeve ndërlaboratorike dhe të testeve të zotësisë;
  8. Merr të dhëna nga organizmat akreditues të vendeve të tjera për organizmat e akredituar prej tyre, të cilët kryejnë veprimtari në Shqipëri;
  9. Ju vendos gjoba subjekteve të paakredituara, apo të cilave u ka mbaruar akreditimi, në rastet kur ato përdorin simbolin e akreditimit;
  10. Trajton ankesat dhe apelimet për akreditimin, të dërguara në Drejtorinë e Përgjithshme të Akreditimit.

Përbërja e Drejtorisë së Përgjithshme të Akreditimit

Armond HALEBI

Drejtori i Përgjithshëm

Drejtoria e Akreditimit

Ardita MELE

Drejtor

Briseida XHAFA

Specialiste

Ermira FYSHKU

Specialiste

Vilma MARA

Specialist

Ndrec LOKA

Specialist

Drejtoria e Zhvillimit

Suela KROMIDHA

Drejtor

Brikena HASA

Specialiste

Rexhina LATI

Specialiste

Nikola HAXHISTASA

Specialist

Eni DHAMO

Specialiste IT

Sektori i Financës dhe Shërbimeve

Tatjana XHAFA

Përgjegjëse Sektorit Finances dhe Sherbimeve

Blerina QAZIMI

Specialiste

Matilda HORESHKA

Specialiste
  1. Ministria e Financave dhe Ekonomisë
    Znj.Roza Naumi

  2. Ministria e Financave dhe Ekonomisë
    Znj. Luljeta Krasta

  3. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit
    Znj. Alma Baze

  4. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
    Znj. Eriona Hoxhaj

  5. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
    Znj. Luljeta Cuko

  6. Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës
    Znj.Arvenola Naumi

  7. Bashkimi i Dhomave të Tregëtisë dhe Industrisë së Shqipërisë
    Znj. Albana Laknori

  8. Dhomave e Tregëtisë dhe Industrisë Tiranë
    Znj. Jonida Mancellari
  1. Një përfaqësues nga Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit
    Z. Gëzim Hasko

  2. Fakulteti i Shkencave të Natyrës
    Znj. Rozana Troja

  3. Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë
    Znj. Erinda Piluri

  4. Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
    Znj. Riza Hasanaj

  5. Shoqata e Mbrojtjes së Konsumatorit
    Znj. Nikoleta Dervishi

  6. Shoqata e Konsumatori Shqiptar
    Z. Hajredin Toca

  7. OVK – Noa Controll SHPK
    Znj. Anila Jani

  8. Studio EKO – Këshillim SEK
    Znj. Rigerta Sadikaj

Bashkëpunimet Ndërkombëtare

Aktivitetet e kryera nga Organizmat Akreditues në Evropë, njihen në BE dhe në botë nëpërmjet firmosjes së Marrveshjeve të Njohjes Reciproke (EA-MLA).

Marrëveshjet e Njohjes Reciproke mbulojnë testimin dhe ekzaminimin mjekësorë, kalibrimin, çertifikimin e sistemeve të menaxhimit, produkteve dhe personave, inspektimin dhe verifikimin.

Marrëveshja e Njohjes Reciproke me EA është një marrëveshje e firmosur ndërmjet Organizmave Akreditues anëtar të EA me qëllim njohjen dhe pranimin e ekuivalencës së sistemeve të tyre të akreditimit. Ato japin besueshmëri ekuivalente të çertifikatave dhe raporteve të lëshuara nga organet të cilat janë akredituar nga Organizmat Kombëtare të Akreditimit, anëtarë të EA-MLA.

Kjo eleminon nevojën për shërbime të akredituara të testimit/çertifikimit/inspektimit në cdo vend të Evropës ku furnizuesit e produkteve dhe shërbimeve do të shesin produktet dhe shërbimet e tyre.

Organizmat Kombëtare të Akreditimit marrin statusin anëtar firmosës i Marrëveshjeve të Njohjes Reciproke me EA vetëm pas një vlerësimi të ndërsjelltë shumë rigoroz të funksionimit të tyre në përputhje me standardin e njohur ndërkombëtarisht për organizmat akreditues ISO/IEC 17011 dhe me kërkesat specifike të Regullores Evropiane 765/2008. Vlerësimet e ndërsjellta kryhen mbi një bazë të rregullt nga persona të specializuar nga Organizmat Kombëtar të Akreditimit të vendeve të tjera. Procesi mbikëqyret nga përfaqësuesit e Komisionit Evropian, autoritetet kombëtare dhe mbështetësit e tjerë në fushën e biznesit.

Marrëveshja e Njohjes Reciproke me EA njihet në nivel ndërkombëtar nga Forumi Ndërkombëtar I Akreditimit  (IAF) dhe Organizmi Ndërkombëtar i Akreditimit të Laboratorëve (ILAC). Kjo nënkupton që anëtarët firmosës të EA-MLA përfitojnë njohje botërore nëpërmjet Marrëveshjeve të Njohjes Reciproke me ILAC dhe IAF dhe si rrjedhojë e tyre përdorimin e markave ILAC/IAF MLA.

 

Drejtoria e Pergjithshme e Akreditimit u pranua ne Maj te vitit 2015 anetare me te drejta te plota ne Organizaten Evropiane te Akreditimit (EA). Ne nentor te vitit 2015, DPA u be nenshkruese e EA-MLA (marreveshjeve te njohjes reciproke), ne fushen e laboratoreve testues. Ne maj te vitit 2016, DPA u pranua anetare me te drejta te plota ne ILAC (Organizaten Nderkombetare te Akreditimit te Laboratoreve) per fushen e laboratoreve testues dhe ka nenshkruar Marreveshjen e Njohjes Reciproke me ILAC (ILAC-MRA) ne fushen e testimit.

Kjo do te thote qe raportet e testimit te leshuara nga laboratoret e akredituar nga DPA jane ekuivalente dhe te pranuara ne nivel Evropian dhe Nderkombetar.

Gjithashtu DPA gezon statusin e anetarit me te drejta te plota ne Forumin Nderkombetar te Akreditimit (IAF).

 

Theksojme se Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit gjate vitit 2018 u bë nënshkruese e EA-MLA në fushën e Inspektimit dhe Certifikimit të Sistemeve të Menaxhimit si dhe duke mbetur një nënshkrues i EA-MLA-se në fushën e Testimit. Gjatë takimit të mbajtur më 25-26 prill-2018, në Beograd, Këshilli i MLA(Multilateral Recognition Arrangement) mori në konsideratë rezultatin e rivlerësimit të DPA-së. Bazuar në raportin e vlerësimit dhe në raportin shtesë të ofruar nga TFG (Task Force Group) e krijuar për të shqyrtuar raportin e vlerësimit, anëtarët  e këshillit konfirmuan se DPA përputhet plotësisht me kërkesat EA-së dhe se është fituar besimi i mjaftueshëm në lidhje me performancën operacionale dhe teknike të aktiviteteve të akreditimit të mbuluara nën EA-MLA.  Këshilli konfirmoi se DPA mbetet një nënshkrues i EA-MLA në fushën e testimit dhe bëhet anëtare nënshkruese i EA MLA në fushat e certifikimit të sistemit të menaxhimit në përputhje me ISO / IEC 17021-1 dhe inspektimin në përputhje me ISO / IEC 17020.

Si rrjedhim gjithë certifikatat e lëshuara nga laboratorë të akredituar nga DPA, certifikatat e sistemeve të menaxhimit dhe inspektimit të lëshuara nga organet certifikuese dhe inspektuese të akredituar nga DPA, do të jenë ekuivalente dhe të pranuara në nivel Evropian. Njohja ndërkombëtare e shërbimeve të ofruara nga organet e vlerësimit të konformitetit të akredituar u mundëson kompanive të zgjerojnë më lehtë biznesin e tyre në tregjet e huaja, pa i paraqitur produktet dhe shërbimet e tyre për kontrolle shtesë në vendet e hyrjes. Me fitimin e statusit nga ana Drejtorisë së Përgjithshme të Akreditimit si anëtare nënshkruese e EA- MLA, në fushën e testimit sipas standardit ISO/IEC 17025, në fushën e certifikimit të sistemit të menaxhimit sipas standardit ISO/IEC17021-1 dhe në fushën e inspektimit sipas standardit ISO/IEC 17020, u arrit të mundësohej lëvizja e lirë e produkteve dhe shërbimeve në tregjet e huaja. Nënshkrimi i këtyre marrëveshjeve përbën jo vetëm një arritje shumë të madhe për Drejtorinë e Përgjithshme të Akreditimit, por mundëson që një organ i vlerësimit të konformitetit  nuk do të akreditohet më shumë se një herë për të njëjtën fushë akreditimi, duke mundësuar lëvizjen e lirë të produkteve dhe shërbimeve në tregjet e huaja pa iu nënshtruar  ri-testimit ose ri-certifikimit  në vendin hyrës, duke e bërë kështu akreditimin që të shërbejë si një pashaportë e vlefshme në të gjitha tregjet ndërkombëtare. Gjithashtu theksojmë se nënshkrimi i këtyre marrëveshjeve nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Akreditimit përbën një lajm të mirë jo vetëm për biznesin i cili nuk do t’i nënshtrohet  kostove të ritestimit për produktet që do të eksportojnë duke sjellë përfitime serioze dhe të matshme, por edhe për sistemin ekonomik i cili do të përmirësohet si rezultat i rritjes së numrit të eksporteve.

 Nënshkrimi i tre marrëveshjeve të njohjes reciproke në vitin 2018, ka realizuar njohjen evropiane dhe ndërkombëtare të raporteve të testimit, certifikimin e sistemeve të menaxhimit dhe raporteve të inspektimit të lëshuara nga organet e akredituara nga DPA. Me konkretisht gjate ketij viti jane nenshkruar:

  • Prill 2018 – Komiteti Teknik përkatës mori vendimin të zgjerimit të EA-MLA në fushën e inspektimit dhe të certifikimit të sistemeve të menaxhimit 

  • 16 Korrik 2018, DPA është bërë anëtare me drejta të plota të marrëveshjes të njohjes reciproke me Organizmin Ndërkombëtar të Akreditimit të Laboratorëve (ILAC) edhe në fushën e inspektimit pas asaj të testimit të firmosur në 2016

  • Në Korrik 2018, DPA aplikoi për tu bërë anëtare firmosëse e marrëveshjeve të njohjes reciproke me IAF në fushën e certifikimit të sistemeve të menaxhimit. Pas kryer së të gjitha proceseve të vlerësimit, në Tetor 2018, DPA firmosi anëtaresimin e Marrëveshjes së njohjes reciproke me Forumin Ndërkombëtar të Akreditimit (IAF) në fushën e certifikimit të sistemeve të menaxhimit

Transparenca

Në përpunim…