PUBLIKOHET RISHIKIMI I ILAC P15  

ILAC P15: 05/2020

Aplikimi  i ISO / IEC 17020: 2012 për Akreditimin e Organeve të Inspektimit është publikuar dhe është në dispozicion ne linkun:  https://ilac.org/publications-and-resources/ilac-policy-series/ 

Ky rishikim i ILAC P15, përfshin perditesime qe vijne si rezultat konkluzioneve  të worshop-eve të Komitetit të Inspektimit ILAC, te kërkesave sqaruese te   ISO CASCO, si dhe përvojës së fituar në aplikimin e versionit të mëparshëm të ILAC P15 dhe ISO / IEC 17020: 2012. Data e implementimit për ILAC P15: 05/2020 është 18 muaj nga data e publikimit në faqen e internetit të ILAC (d.m.th. Nentor 2021).

Shembujt e aplikimit të ISO/IEC 17020 jane hequr nga versioni i mëparshëm i ILAC P15 si rezultat i këtij rishikimi, dhe tani janë në dispozicion ne linkun: https://ilac.org/about-ilac/faqs/

 

 

PERIUDHA E TRANZICIONIT PER ZGJERIMIN E  STANDARDIT ISO/IEC 17025:2017

Si rezultat i votimit të fundit të ILAC, per periudhen e tranzicionit të ISO/IEC 17025: 2017, eshte miratuar si pjesë e Rezolutës ILAC GA 20.15 (Nëntor 2016), qe kjo periudhe te zgjatet nga 30 Nëntori 2020 në 1 Qershor 2021.

Kjo zgjatje është dhënë për tu siguruar që të gjithë organet e akreditimit dhe laboratorët e akredituar, te jenë në gjendje të permbushin detyrat e tyre ne periudhen e mbetur te tranzicionit si pasoje e  kufizimeve te vendosura si rezultat i sëmundjes globale të koronavirusit 2019 (COVID-19).

Në fund të periudhës së tranzicionit, akreditimi i një laboratori sipas ISO/IEC 17025: 2005 nuk do të njihet në bazë të Marrëveshjes ILAC.

Komunikata e hartuar per periudhen e tranzicionit ISO/ILAC ISO / IEC 17025: 2017 eshte  e disponueshme ne  https://ilac.org/about-ilac/partnerships/international-partners/iso/  dhe eshte përditësuar për të pasqyruar këtë shtrirje te periudhës se tranzicionit.