Cfarë është Akreditimi?

Akreditim është procedura në bazë të së cilës një organizem i autorizuar, vlerëson kompetencën e një organizmi të vlerësimit të konformitetit për të kryer detyra specifike të tilla si testim, kalibrim, certifikim dhe inspektim. Kompetenca ështe celësi për të siguruar transaparencën, besushmërinë dhe efikasitetin e shërbimeve që ofrojnë Organizmat Vlerësimit të Konformitetit të Akredituara .

Përfitimet nga akreditimi

- Per rregullatoret - Kompetence teknike; - pavarësi, paanshmërisë dhe integritetit; - menaxhimi risku; - përdorimit si duhet të pajisjeve dhe të burimeve njerëzore; Perfitimet e Akreditimit per OVK - Nje visibilitet më te mirë në treg; - Mundeson qe raportet dhe certifikatat të jenë më të pranueshme në tregjet jashtë
vendit nepermjet njohjes ndërkombëtare të EA MLA

Si mund të akreditohemi?

1- Kërkesa për njohjen e procedurës.
2- Aplikimi për akreditim
3- Paravlerësimi
4- Vizita vlerësuese
5- Raporti i Vlerësimit
6- Shqyrtimi i gjithë procesit
7- Vendimi
8- Mbikqyrja e akreditimit
9- Rinovimi i akreditimit
10- Ankesa dhe Apelime

Shërbime të Drejtorisë së Përgjithshme të Akreditimit

“Organ i vlerësimit të konformitetit” është çdo organ që kryen veprimtari të vlerësimit të konformitetit, përfshirë kalibrimin, testimin, certifikimin dhe inspektimin.

Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit është i vetmi organizëm kombëtar që kryen akreditimin e organeve të vlerësimit të konformitetit

Për të ndihmuar OVK –të me informacione bashkëkohore teknike, ju udhëzojmë të vizitoni linkun:

https://european-accreditation.org/information-center/ea-publications/

Kjo faqe siguron qasje për të gjitha publikimet e hartuara nga EA. Dokumentat ndërkombëtare të miratuara nga EA lidhen me faqet përkatëse të  ILAC ose IAF.

Ne kete rubrike do te njiheni me dokumentet procedurale te anëtarëve te EA-se.

Procedurat, kërkesat dokumentat e aplikimit etj për organizmat akreditues të publikuara me qellimin për të siguruar përputhshmëri në praktikën e akreditimit per të gjithë nënshkruesit e EA-MLA kur akreditohen sipas standardeve ndërkombëtare të harmonizuara dhe specifikimeve teknike. Dokumentet janë ose: Obligative (M) ose Udhëzime (G) ose Informative (INF).

Njoftime

Njoftim në lidhje me riformatimin e simbolit të akreditimit Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit (DPA), si organizmi kombëtar i akreditimit të organeve të vlerësimit të konformitetit në Republikën e Shqipërisë, funksionon në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi, Ligjin nr. 116/2014 “Për akreditimin e organeve të vlerësimit të konformitetit në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar me Ligjin nr. 92/2023 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr. 116/2014 “Për akreditimin e organeve të vlerësimit të konformitetit në Republikën e Shqipërisë”. Një nga objektivat e DPA është përmirësimi i vazhdueshëm i cilësisë së shërbimit të akreditimit. Në këtë kuadër, së fundi DPA ka riformatuar simbolin e akreditimit, simbol ky që është i detyrueshëm të përdoret nga organet e akredituara nga DPA në raportet/certifikatat e lëshuara prej tyre. Simboli i riformatuar i akreditimit do të përmbajë logon e DPA, vlerësimin e konformitetit që kryen organi i akredituar, standardin e akreditimit dhe numrin rendor të certifikatës së akreditimit. Për të realizuar një tranzicion të suksesshëm nga simboli aktual tek simboli i riformatuar, DPA ka caktuar një periudhë tranzicioni prej 1 viti, e cila zgjat deri në datën 17.10.2026. Organet e akredituara nga DPA duhet të fillojnë të përdorin simbolin e riformatuar të akreditimit që pas marrjes së tij nga DPA në certifikatat/raportet e lëshuara prej tyre. Gjatë periudhës tranzitore, në treg dhe në media do të ekzistojnë certifikata/raporte dhe materiale publicitare me prezencën e simboleve të te ndryshme te akreditimit. Në fund të periudhës tranzitore, OVK –të duhet të sigurojnë vetëm përdorimin e simbolit të ri të akreditimit në dokumenta, materiale promovuese dhe faqet e websitit. Është përgjegjësi e organeve të vlerësimit të konformitetit të sigurojnë heqjen dhe tërheqjen e të gjitha dokumentave në formë të shkruar apo elektronike ku shfaqet simboli i vjetër i akreditimit, qofshin këto edhe dokumenta të klientëve të tyre. Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit kërkon mirëkuptimin tuaj për pranimin gjatë kësaj periudhe tranzitore (1 vjecare) certifikata/raporte dhe materiale publicitare me prezencën e simboleve të ndryshme.

Publikime

Galeria