Rreth Nesh

Mirë se vini në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Akreditimit (DPA)​

Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit (DPA) është autoritet publik që vepron si shërbimi kombëtar i akreditimit në Republikën e Shqipërisë. DPA është në varësi të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe funksionon në bazë të Ligjit Nr .116/2014 datë 11.09.2014 “Për Akreditimin e Organeve të Vlerësimit të Konformitetit në RSH” , Ligjit Nr. 92/2023 PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 116/2014, “PËR AKREDITIMIN E ORGANEVE TË VLERËSIMIT TË KONFORMITETIT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, VKM nr.667 dt 29.07.2015 – “Për mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të DPA” dhe me kërkesat e standardit Standardit ISO/IEC 17011:2017 “Kërkesat për organizmat akreditues që akreditojnë organet e vlerësimit të konformitetit”. Akreditimi ne Shqipëri si proces ka nisur rreth vitit 1993, dhe eshte kryer nga sektori i Akreditimit prane Drejtorise se Pergjithshme te Standardizimit. Angazhimet e marra nga Shqiperia ne kuader te Marreveshjes se Stabilizim Asocimit, lidhur me perafrimin gradual me rregullat teknike te Komunitetit dhe procedurat europiane te vleresimit te konformitetit, standardizimeve, metrologjise, akreditimit (MSA neni 75) percaktuan si prioritet ndarjen e funksionit te akreditimit nga Drejtoria e Pergjithshme e Standardeve dhe krijimin e Drejtorise se Akreditimit ne mars te vitit 2004.  

1. Testimi

2. Kalibrimi

3. Inspektimi

4. Çertifikimin e produkteve

5. Çertifikimin e sistemeve të menaxhimit

6. Çertifikimin e personave

Bazuar në ligjin Nr .116/2014 datë 11.09.2014 dhe VKM Nr. 667 dt 29.07.2015, Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit kryen këto aktivitete :

1. Kryen proçesin e akreditimit te Organeve të Vleresimit të Konformitetit;
2. Përfaqëson Republikën e Shqipërisë në Organizmat Ndërkombëtarë dhe Europianë të akreditimit;
3. Bashkëpunon me Organizmat Kombëtarë të Akreditimit në vendet e tjera për arritjen e marrëveshjeve të njohjes së ndërsjellë, rajonale ose ndërkombëtare, apo për të arritur marrëveshje dypalëshe;
4. Këshillon administratën shtetërore për çështje që lidhen me akreditimin dhe vlerësime të tjera të kompetencës teknike, për kryerjen e procedurave të vlerësimit të përputhjes me standardet dhe rregullat teknike;
5. Mban, përditëson dhe jep të dhëna për statusin e akreditimit të organeve të akredituara;
6. Bashkëpunon me te gjitha palet e interesuara për çështjet e akreditimit;
7. Kryen trajnime për fushën e akreditimit;
8. Merr të dhëna nga organizmat akreditues të vendeve të tjera për organet e akredituara prej tyre, të cilat kryejnë veprimtari në Republiken e Shqipërise;
9. Mbështet autoritetet miratuese në procedurat e miratimit dhe mbikëqyrjes së degëve të organeve europiane që ushtrojnë veprimtari në Republikën e Shqipërisë
10. Ju vendos gjoba subjekteve të paakredituara, apo të cilave u ka mbaruar akreditimi, në rastet kur ato përdorin simbolin e akreditimit 
11.Trajton ankesat dhe apelimet për akreditimin, të dërguara në Drejtorinë e Përgjithshme të Akreditimit.

Përbërja e Drejtorisë së Përgjithshme të Akreditimit

Pranvera FAGU

Drejtori i Përgjithshëm

Ardita Mele

Menaxher Cilesie

Drejtoria e Laboratoreve Testues, Kalibrues dhe Mjekesore

Alfred Bundo

Drejtor

Briseida Xhafa

Specialist

Ermira Fyshku

Specialist

Marsela Harizi

Specialist

Rexhina Lati

Specialist

Drejtoria e Organeve Certifikuese dhe Inspektuese

Blerina Qazimi

Drejtor

Gentian Dona

Specialist

Ndrec Loka

Specialist

Nikola Haxhistasa

Specialist

Senada Vogli

Specialist

Drejtoria e Zhvillimit

Suela Kromidha

Drejtor

Matilda Horeshka

Specialist

Brikena Hasa     Emiliana Muca         Marsida Duka 

Specialist             specialist                   Specialist

Sektori i Financës dhe Shërbimeve

Tatjana Xhafa

Përgjegjës

Xhivjana Hoxha

Specialist

Ledia Resuli

Specialist

1. Ministria e Financave dhe Ekonomisë
Znj.Elira Demiraj (Kryetare Bordi)

2. Ministria e Financave dhe Ekonomisë
Znj. Klotilda Neziri

3. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
Znj. Suzana Hoxha

4. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit
Znj. Ledina Beqiraj

5. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Znj. Luljeta Çuko

6. OVK Znj.Vilma Mara

7. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
Z.  Ndue Përdoçi

8. Bashkimi i Dhomave të Tregëtisë dhe Industrisë së Shqipërisë
Znj. Ines Muçostepa

9. Dhomave e Tregëtisë dhe Industrisë Tiranë 
Znj. Marina Pilinçi

10. Një përfaqësues nga Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit 
Z. Oltion Marko

11. Fakulteti i Shkencave të Natyrës
Znj. Alma Shehu

12. Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë
Znj. Erinda Piluri

13. Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Z. Riza Hasanaj

14. Shoqata e Mbrojtjes së Konsumatorit
Z.Lumtor Shkreli

15. Shoqata e Konsumatori ne Fokus
Znj.Anula Guda

16. OVK
Znj. Rigerta Sadikaj

Vlerësues

Bashkëpunimet Ndërkombëtare

Në përmbushje të misionit dhe objektivave të saj, DPA ka hedhur shumë hapa perpara në rrugën e zgjerimit të marrëveshjeve të njohjes reciproke duke u kthyer në një nga institucionet që i është bashkuar plotësisht familjes së madhe Europiane duke i paraprirë objektivave madhore të shtetit shqiptar për të qenë pjesë e Bashkimit Europian. Aktivitetet e kryera nga Organizmat Akreditues në Evropë, njihen në BE dhe në botë nëpërmjet firmosjes së Marrveshjeve të Njohjes Reciproke (EA-MLA).

Marrëveshjet e Njohjes Reciproke mbulojnë testimin dhe ekzaminimin mjekësorë, kalibrimin, çertifikimin e sistemeve të menaxhimit, produkteve dhe personave, inspektimin dhe verifikimin.

Në vitin 2015 DPA behet anëtare me të drejta të plota në Organizatën Evropiane të Akreditimit (EA). Në muajin nëntor të vitit 2015, DPA bëhet nënshkruese e EA-MLA (Marreveshjeve të njohjes reciproke), në fushën e laboratorëve testues në përputhje me standardin ISO/IEC 17025. Në muajin maj të vitit 2016, DPA pranohet anëtare me të drejta të plota në ILAC (Organizatën Ndërkombëtare të Akreditimit të Laboratorëve) për fushën e laboratorëve testues dhe nënshkruan Marrëveshjen e Njohjes Reciproke me ILAC (ILAC-MRA) në fushën e testimit.

• Ne vitin 2018 DPA nënshkruan EA-MLA në fushën e Inspektimit në përputhje me ISO / IEC 17020 dhe Certifikimit të Sistemeve të Menaxhimit në përputhje me ISO / IEC 17021-1 si dhe duke mbetur një nënshkrues i EA-MLA-se në fushën e Testimit. Gjithashtu më datë 31 Tetor 2018 u firmos në Singapor Marrëveshja Multiraterale me Organizatën Ndërkombëtare të IAF (International Accreditation Forum) dhe ILAC (International Laboratory Accredtitation Cooperation) sipas të cilës DPA pranohet anëtare e këtyre organizmave për Certifikimin e Sistemeve të Menaxhimit.

• 21 Prill 2020 DPA firmos EA MLA (marrëveshjen e njohjes reciproke) në fushën e certifikimit të personave sipas standardit 17024 dhe kalon në mënyrë të suksesshme tranizicionin e standardit ISO/IEC 17011:2017.

Nënshkrimi i këtyre marrëveshjeve me EA MLA nga DPA në fushat e Testimit (EN ISO/IEC 17025), Inspektimit (EN ISO/IEC 17020), Çertifikimit të Sistemeve të Menaxhimit (EN ISO/IEC 17021-1), Çertifikimit të Personave (EN ISO/IEC 17024) ka sjellë si rrjedhojë që te gjithë çertifikatat e lëshuara nga laboratorët e akredituar nga DPA, çertifikatat e sistemeve të menaxhimit, çertifikimit të përsonave dhe inspektimit të lëshuara nga organet çertifikuese dhe inspektuese të akredituar nga DPA, do të jenë ekuivalente dhe të pranuara në nivel Evropian duke sjellë përfitime serioze dhe të matshme për biznesin vendas duke siguruar gjithashtu përfitime për ekonominë e vendit. Nënshkrimi i këtyre marrëveshjeve përbën jo vetëm një arritje shumë të madhe për DPA-në, por mundëson që një organ i vlerësimit të konformitetit nuk do të akreditohet më shumë se një herë për të njëjtën fushë akreditimi, duke mundësuar lëvizjen e lirë të produkteve dhe shërbimeve në tregjet e huaja pa iu nënshtruar ri-testimit ose ri-certifikimit në vendin hyrës, duke e bërë kështu akreditimin që të shërbejë si një pashaportë e vlefshme në të gjitha tregjet ndërkombëtare.

Nënshkrimi i këtyre Marreveshjeve, ndihmon ekonominë vendase, që nëpërmjet tyre të plotësohen përgjegjësitë ligjore dhe rregullatore, për reduktimin e barrjerave teknike në tregti, siguron mbrojtjen e konsumatorëve dhe rritjen e besueshmërisë për mallrat dhe shërbimet që hidhen në treg. Nënshkrimi i marëveshjeve të tilla, çon në rritjen e reputacionit të bizneseve vendase në tregun ndërkombëtar, eleminimin e barrierave teknike në tregti, qarkullimin e lirë të mallrave dhe lejon një konkurrencë të ndershme.

Në këtë mënyrë, qëllimi i tregtisë së lirë i “akredituar një herë, i pranuar kudo” bëhet një realitet më i afert dhe për vendin tonë.

Kjo arritje e DPA, dëshmon më së miri që DPA është një aktor shumë i rëndësishëm në treg dhe luan një rol thelbësor për përmirësimin e klimës së biznesit vendas. Akreditimi në të njëjtën kohë është edhe një instrument shumë i rëndësishem i qeverisë shqiptare, i cili ndihmon që shërbimet publike të jenë të besueshme dhe të një cilësie shumë të lartë duke reduktuar burokracinë dhe duke nxitur zbatimin e ligjit.