Cfarë është Akreditimi?

Akreditim është procedura në bazë të së cilës një organizem i autorizuar, vlerëson kompetencën e një organizmi të vlerësimit të konformitetit për të kryer detyra specifike të tilla si testim, kalibrim, certifikim dhe inspektim. Kompetenca ështe celësi për të siguruar transaparencën, besushmërinë dhe efikasitetin e shërbimeve që ofrojnë Organizmat Vlerësimit të Konformitetit të Akredituara .

Përfitimet nga akreditimi

- Per rregullatoret - Kompetence teknike; - pavarësi, paanshmërisë dhe integritetit; - menaxhimi risku; - përdorimit si duhet të pajisjeve dhe të burimeve njerëzore; Perfitimet e Akreditimit per OVK - Nje visibilitet më te mirë në treg; - Mundeson qe raportet dhe certifikatat të jenë më të pranueshme në tregjet jashtë
vendit nepermjet njohjes ndërkombëtare të EA MLA

Si mund të akreditohemi?

1- Kërkesa për njohjen e procedurës.
2- Aplikimi për akreditim
3- Paravlerësimi
4- Vizita vlerësuese
5- Raporti i Vlerësimit
6- Shqyrtimi i gjithë procesit
7- Vendimi
8- Mbikqyrja e akreditimit
9- Rinovimi i akreditimit
10- Ankesa dhe Apelime

Shërbime të Drejtorisë së Përgjithshme të Akreditimit

“Organ i vlerësimit të konformitetit” është çdo organ që kryen veprimtari të vlerësimit të konformitetit, përfshirë kalibrimin, testimin, certifikimin dhe inspektimin.

Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit është i vetmi organizëm kombëtar që kryen akreditimin e organeve të vlerësimit të konformitetit

Për të ndihmuar OVK –të me informacione bashkëkohore teknike, ju udhëzojmë të vizitoni linkun:

https://european-accreditation.org/information-center/ea-publications/

Kjo faqe siguron qasje për të gjitha publikimet e hartuara nga EA. Dokumentat ndërkombëtare të miratuara nga EA lidhen me faqet përkatëse të  ILAC ose IAF.

Ne kete rubrike do te njiheni me dokumentet procedurale te anëtarëve te EA-se.

Procedurat, kërkesat dokumentat e aplikimit etj për organizmat akreditues të publikuara me qellimin për të siguruar përputhshmëri në praktikën e akreditimit per të gjithë nënshkruesit e EA-MLA kur akreditohen sipas standardeve ndërkombëtare të harmonizuara dhe specifikimeve teknike. Dokumentet janë ose: Obligative (M) ose Udhëzime (G) ose Informative (INF).

Njoftime

Publikime

Galeria