FAQ

Çfarë do të thotë Akreditim?

Akreditim është procedura në bazë të së cilës një organizem i autorizuar, vlerëson kompetencën e një organizmi të vlerësimit të konformitetit për të kryer detyra specifike të tilla si testim, kalibrim, certifikim dhe inspektim. Kompetenca ështe celësi për të siguruar transaparencën, besueshmërinë dhe efikasitetin e shërbimeve që ofrojnë Organizmat Vlerësimit të Konformitetit të Akredituara .

Akreditimi është pjesë e infrastrukturës së cilësisë dhe përbën një nga kolonat e tempullit të cilësisë së bashku me standardet, metrologjinë, certifikimin dhe menaxhimin e cilësisë. Akreditimi është mjeti më efektiv i tregut dhe nje pasaportë për pranimin e shërbimeve nga kontraktorët që kërkojnë organizma vlerësimi konformiteti të pavarur dhe kompetent. Ai shikohet si indikator i besueshëm i kompetencës teknike

Cilat janë detyrat e Drejtorisë së Akreditimit?

Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit  (DPA) është autoritet publik që vepron si shërbimi kombëtar i akreditimit në Republikën e Shqipërisë.

DPA është në varësi të Ministrisë Financave dhe Ekonomise dhe funksionon në bazë të Ligjit Nr .116/2014 datë 11.09.2014 “Për Akreditimin e Organeve të Vlerësimit të Konformitetit në RSH” ,  VKM nr.667,  dt 29.07.2015 – “Për mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të DPA” dhe me kërkesat e standardit Standardit ISO/IEC 17011:2017 “Kërkesat për organizmat akreditues që akreditojnë organet e vlerësimit të konformitetit”.

Akreditimi ne Shqiperi si proces ka nisur rreth vitit 1993, dhe eshte kryer  nga sektori i Akreditimit prane Drejtorise se Pergjithshme te Standardizimit. Angazhimet e marra nga Shqiperia ne kuader te Marreveshjes se Stabilizim Asocimit, lidhur me perafrimin gradual me rregullat teknike te Komunitetit dhe procedurat europiane te vleresimit te konformitetit, standardizimeve, metrologjise, akreditimit (MSA neni 75) percaktuan si prioritet ndarjen e funksionit te akreditimit nga Drejtoria e Pergjithshme e Standardeve dhe krijimin e Drejtorise se Akreditimit ne mars te vitit 2004.

DPA kryen akreditimin duke u bazuar në standardet e mëposhtme:

  1. Për laboratorët testus/ kalibrues në standardin S SH ISO/IEC 17025:2017 “Kritere te përgjithshme për kompetëncën e laboratoreve testues dhe kalibrues”.
  2. Për laboratorët mjekësor akreditimi bazohet në standardin S SH ISO 15189 :2022 “Kritere të përgjithshme për kompetencën e laboratoreve mjekësor”.
  3. Për organizmat e certifikimit të personelit akreditimi bazohet në standardin S SH ISO/IEC 17024:2012
  4. Për organizmat inspektues akreditimi bazohet në standardin S SH EN ISO 17020:2012
  5. Per Organizmat certifikues te sistemeve te menaxhimit sipas SSH ISO IEC 17021-1:2015

Cili është ndryshimi midis akreditimit dhe certifikimit?

Akreditim = Vlerësim i kompetencës teknike
Procedura në bazë të së cilës një organizem i autorizuar, vlerëson kompetencën e nje organizmi te vleresimit te konformitetit per te kryer detyra specifike te tilla si testim, kalibrim, certifikim dhe inspektim.
Certifikim – Vlerëson nëse produkti apo shërbimi është në konformitet me kërkesat.
Me Certifikim- kuptohet veprimtaria e një pale të tretë e të pavarur, e cila vërteton nëse procesi, shërbimi ose produkti në fjalë plotëson kërkesat e veçanta të standardeve përkatëse, rregullat teknike ose aktet normative në fuqi.
Në pamje të parë duket se akreditimi dhe certifikimi janë të njëjtë, por nuk duhet harruar që certifikimi është njohje e përputhshmërisë së një produkti apo shërbimi me kerkesat e standardit apo rregullit teknik ndërsa akreditimi është njohje e kompetencës teknike.