Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm për kufizimet që pandemia e Coronavirus po vendos në bizneset tona dhe jetën personale. Por, edhe gjatë kësaj kohe, mbetet e rëndësishme të mos zvogëlohet padrejtësisht prej këtyre sfidave, besueshmëria që akreditimi i ofron tregut. Gjatë ditëve të fundit është bërë edhe më e qartë se nevoja për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë e individëve kushtëzon DPA që të vazhdojë vizitat vlerësuese/mbikëqyrëse/riakredituese sipas planit të hartuar në fillim të vitit 2020 deri të paktën në datën 15 Prill 2020. Kjo kohëzgjatje do t’i nënshtrohet rishikimit të vazhdueshëm dhe mund të përditësohet në varësi të situatës.
Gjatë kësaj kohe, DPA
– do të vazhdojë të punojë me përfundimin e procedurave të akreditimit për ato organe të vlerësimit të konformitetit të cilat janë vleresuar tashmë dhe kanë zgjidhur në mënyrë të suksesshme moskonformitetet e gjetura në këto vizita dhe për të cilat është e mundur marrja e vendimit të akreditimit.
– Do të shqyrtojë evidencat e veprimeve korrigjuese që organet e vlerësimit të konformitetit do të dërgojnë nëpërmjet sistemit “Akreditimi online” ose nëpërmjet postës elektronike tek kryevlerësuesi juaj.
– Do të shqyrtoj aplikimet e reja të marra nëpërmjet sistemit “Akreditimi online”.
– Duke i dhënë një përparësi vizitave mbikëqyrëse dhe riakredituese, do të hartojë një plan pune për zhvillimin e menjëhershëm të vizitave sapo situata të përmirësohet.
– Do t’ju përgjigjet kërkesave për informacion në lidhje me procedurën e akreditimit të dërguara në adresën: info@dpa.gov.al
DPA është e ndërgjegjshme që këto masa mund të krijojnë sfida dhe shqetësime për biznesin tuaj, por është e rëndësishme që ne të mbrojmë shëndetin dhe sigurinë e stafit tonë dhe tuaj dhe që DPA të vazhdojë të ruajë besimin në treg që krijon akreditimi. Mbështetja dhe mirëkuptimi juaj për të bërë të mundur realizimin e këtyre veprimeve do të ndihmojë për të siguruar që synimet e lartpërmendura të arrihen.
Nëse keni ndonjë pyetje ju lutem drejtohuni në adresën elektronike të kryevlerësuesit tuaj ose në adresën: info@dpa.gov.al.
Ju faleminderit!