Çfarë do të thotë Akreditim?
Personale | Infrastruktura Teknike | Struktura Organizative |
Kompetenca teknike | Kritere per vendimarrjen | Pavarsia |
Eksperienca teknike në fusha specifike | Paisjet | Paanëshmëria |
Kualifikim I vashdueshëm | Proçedurat | Menaxhimi I Cilësisë |
Personale | Kompetenca teknike | Eksperienca teknike në fusha specifike | Kualifikim I vashdueshëm |
Infrastruktura Teknike | Kritere per vendimarrjen | Paisjet | Proçedurat |
Struktura Organizative | Pavarsia | Paanëshmëria | Menaxhimi I Cilësisë |
Akreditimi është pjesë e infrastrukturës së cilësisë dhe përbën një nga kolanat e tempullit të cilësisë së bashku me standardet, metrologjinë, certifikimin dhe menaxhimin e cilësisë. Akreditimi është mjeti më efektiv i tregut dhe nje pasaportë për pranimin e shërbimeve nga kontraktorët që kërkojnë organizma vlerësimi konformiteti të pavarur dhe kompetent. Ai shikohet si indikator i besueshëm i kompetencës teknike.
Cilat janë detyrat e Drejtorisë së Akreditimit?
Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit (DPA) është autoritet publik që vepron si shërbimi kombëtar i akreditimit në Republikën e Shqipërisë.
DPA është në varësi të Ministrisë Financave dhe Ekonomise dhe funksionon në bazë të Ligjit Nr .116/2014 datë 11.09.2014 “Për Akreditimin e Organeve të Vlerësimit të Konformitetit në RSH” , VKM nr.667, dt 29.07.2015 – “Për mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të DPA” dhe me kërkesat e standardit Standardit ISO/IEC 17011:2017 “Kërkesat për organizmat akreditues që akreditojnë organet e vlerësimit të konformitetit”.
Akreditimi ne Shqiperi si proces ka nisur rreth vitit 1993, dhe eshte kryer nga sektori i Akreditimit prane Drejtorise se Pergjithshme te Standardizimit. Angazhimet e marra nga Shqiperia ne kuader te Marreveshjes se Stabilizim Asocimit, lidhur me perafrimin gradual me rregullat teknike te Komunitetit dhe procedurat europiane te vleresimit te konformitetit, standardizimeve, metrologjise, akreditimit (MSA neni 75) percaktuan si prioritet ndarjen e funksionit te akreditimit nga Drejtoria e Pergjithshme e Standardeve dhe krijimin e Drejtorise se Akreditimit ne mars te vitit 2004.
DA kryen akreditimin duke u bazuar në standardet e mëposhtme:
- Për laboratorët testus/ kalibrues në standardin S SH ISO 17025 “Kritere te përgjithshme për kompetëncën e laboratoreve testues dhe kalibrues”.
- Për laboratorët mjekësor akreditimi bazohet në standardin S SH ISO 15189 “Kritere të përgjithshme për kompetencën e laboratoreve mjekësor”.
- Për organizmat certifikues të produkteve akreditimi bazohet në standardin S SH EN 45011.
- Për organizmat certifikues të sistemeve të cilësisë akreditimi bazohet në standardin S SH EN 45012.
- Për organizmat e certifikimit të personelit akreditimi bazohet në standardin S SH ISO 17024.
- Për organizmat inspektues akreditimi bazohet në standardin S SH EN 45004.
Cili është ndryshimi midis akreditimit dhe certifikimit?
Procedura në bazë të së cilës një organizem i autorizuar, vlerëson kompetencën e nje organizmi te vleresimit te konformitetit per te kryer detyra specifike te tilla si testim, kalibrim, certifikim dhe inspektim.
Certifikim – Vlerëson nëse produkti apo shërbimi është në konformitet me kërkesat.
Me Certifikim- kuptohet veprimtaria e një pale të tretë e të pavarur, e cila vërteton nëse procesi, shërbimi ose produkti në fjalë plotëson kërkesat e veçanta të standardeve përkatëse, rregullat teknike ose aktet normative në fuqi.
Në pamje të parë duket se akreditimi dhe certifikimi janë të njëjtë, por nuk duhet harruar që certifikimi është njohje e përputhshmërisë së një produkti apo shërbimi me kerkesat e standardit apo rregullit teknik ndërsa akreditimi është njohje e kompetencës teknike.