Ne kuader te masave paraprake per parandalimin e virusit COVID-19 dhe ne zbatim te Vendimit te Keshillit te Ministrave, DPA (Drejtoria e Pergjithshme e Akreditimit) ju informon se duke filluar nga data e neserme, date 12.03.2020 e deri me date 23.03.2020 ka marre masat e meposhtme:
- vizitat vleresuese/ mbikqyrese te planifikuara ne kete periudhe do te shtyhen ne nje kohe te pershtatshme per Organet e Vleresimit te Konformitetit dhe DPA
- aplikimet e reja dhe ato per zgjerim te kryhen vetem nepermjet sistemit online
- dokumentacionet e cfaredollojshme te percillen nepermjet postes ose sistemit online ose nepermjet dergimit ne menyre elektronike te kryevleresuesi juaj
Aktiviteti i DPA po vazhdon normalisht. Per cdo perditesim te kesaj situate, ju lutem qendroni ne kontakt me web page-in tone dhe me rrjetet tona sociale.