Në kuadër të përmirësimit të vazhdueshem të sistemit të menaxhimit të saj, DPA ka rishikuar së fundi 10 Politika të saj.  Ndryshimet më të rëndësishme kanë ndodhur në politikat DA-PO-005, DA-PO-007 dhe DA-PO-008.

 Politika DA-PO-005  Dokumenti DA-PO-005 përshkruan politiken e DPA-se, në lidhje me kushtet dhe rregullat për përdorimin e logos së DPA-së, simbolit të akreditimit, mbrojtjen e simboleve të akreditimit nga keqpërdorimi, rregullon përdorimin e kombinuar të logos së ILAC MRA dhe IAF MLA së bashku me simbolet e akreditimit dhe referencën për akreditim dhe statusin EA-MLA të DPA-së.

Politika DA-PO-007 Dokumenti DA-PO-007 përshkruan politikën e Drejtorisë së Përgjithshme të Akreditimit në lidhje me skemat e testeve të zotësisë dhe krahasimeve ndërlaboratorike dhe pjesëmarrjen e laboratorëve kalibrues, testues, mjekesore, organeve certifikuese të produkteve dhe organeve inspektuese (kur është relevante). Testet e zotësisë mund të përdoren në disa tipe të inspektimit apo certifikim të produkteve (kur është e vlefshme) në rastet kur rezultatet e aktivitetit të testimit ndikojnë direkt dhe përcaktojnë rezultatin e inspektimit apo certifikimit ose kur kërkohet nga ligji ose rregullatorët.

Politika DA-PO-008 Dokumenti DA-PO-008 përshkruan politikën e Drejtorisë së Përgjithëshme e Akreditimit në lidhje me kërkesat për gjurmueshmërinë e matjeve që kërkohet nga standardet ISO/IEC 17025 dhe ISO 15189. Kjo politikë mund të përdoret gjithashtu edhe për organet e tjera të vlerësimit të konformitetit ku përfshihet testimi.dhe/ose kalibrimi si psh inspektimi, organizimi i PT/ILC, prodhimi i materialeve referuese të certifikuara apo certifikimi i produktit. Rrugët për sigurimin e gjurmeshmërisë në matje nuk kanë ndryshuar. Dokumenti është në përputhje me dokumentin ILAC P 10:07/2020. Per me shume vizitoni linkun;  http://dpa.gov.al/wp-content/uploads/2021/07/Politikat-e-rishikuara-nga-DPA-pdf-1.pdf