Si rezultat i votimit të fundit të ILAC, per periudhen e tranzicionit të ISO/IEC 17025: 2017, eshte miratuar si pjesë e Rezolutës ILAC GA 20.15 (Nëntor 2016), qe kjo periudhe te zgjatet nga 30 Nëntori 2020 në 1 Qershor 2021.
Kjo zgjatje është dhënë për tu siguruar që të gjithë organet e akreditimit dhe laboratorët e akredituar, te jenë në gjendje të permbushin detyrat e tyre ne periudhen e mbetur te tranzicionit si pasoje e kufizimeve te vendosura si rezultat i sëmundjes globale të koronavirusit 2019 (COVID-19).
Në fund të periudhës së tranzicionit, akreditimi i një laboratori sipas ISO/IEC 17025: 2005 nuk do të njihet në bazë të Marrëveshjes ILAC.
Komunikata e hartuar per periudhen e tranzicionit ISO/ILAC ISO / IEC 17025: 2017 eshte e disponueshme ne https://ilac.org/about-ilac/partnerships/international-partners/iso/ dhe eshte përditësuar për të pasqyruar këtë shtrirje te periudhës se tranzicionit.